Ironia e Bardhit: Vendosja e karrigeve ndryshe në zyrën e kryetarit e ka tmerruar Edi Ramën

0
Ironia e Bardhit: Vendosja e karrigeve ndryshe në zyrën e kryetarit e ka tmerruar Edi Ramën
Gjigandi

Deputeti Gazment Bardhi ka ironizuar ndryshimin e vendosjes së karrige në PD nga ana e Komisionit të Rithemelimit.

Ai shkruan se Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi dhe se rëndësi ka që është zbuluar një kulak të ri, që quhet Enkelejd Alibeaj.

Bardhi: Lajme nga “opozita” e vërtetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë.

Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. Rëndësi ka që kemi zbuluar një kulak të ri, quhet Enkelejd Alibeaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu