Irani teston raketën e “gjeneratës që ardhshme”, godet me saktësi anijen e zbrazur në Gjirin e Omanit

0
Gjigandi

Irani tha sot se ka testuar me sukses një raketë balistike të ‘gjeneratës së re’ gjatë manovrave detare në Gjirin e Omanit, ku u shkatërruan me saktësi objektiva në distancë prej 280 kilometra.

Mediat vendase thanë se manovrat u kryen në Gjirin e Omanit dhe Oqeanin Indian, duke komentuar se raketa e lëshuar nga një kamion në plazh, kishte “preçizion vrasës dhe fuqi për armiqtë e Iranit.
Mediat thanë se në manovra u lëshuan dy tipe raketash, pa dhënë më tepër detaje, por shfaqën pamjet e goditëseve që lëshoheshin si nga kamionë ashtu dhe nga anijet, që neutralizonin objektivat notues në det.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu