Irani ka dënuar me vdekje gazetarin Ruhollah Zam për shkak se puna dhe veprimtaria e tij online frymëzuan protestat masive të vitit 2017. Zam menaxhonte një faqe interneti të quajtur AmadNews e cila postonte video shqetësuese për regjimin dhe informacione jo të rehatshme për zyrtarët vendas.
Ishte zëdhënësi i gjyqësorit në republikanë islamike, Gholamhossein Esmaili ai që njoftoi dënimin. Protestat e vitit 2017 përfaqësuan sfidën më të madhe për Iranin që nga trazirat masive pas zgjedhjeve në vitin 2009 dhe përgatitën terrenin për revoltat e ngjashme në nëntor 2019. Mijëra vetë u arrestuan nga policia gjatë protestave dhe 25 njerëz u vranë.
Zam kishte jetuar dhe punuar në mërgim në Paris para se të joshej që të kthehej në Iran, ku u arrestua tetorin e 2019 në rrethana ende të paqarta.
Autoritetet franceze e kanë “dënuar ashpër” këtë veprim. Ai më vonë u shfaq muajt e fundit në rrëfime të transmetuara në televizion duke pranuar veprimet e tij dhe duke kërkuar falje për aktivitetet e tij të së kaluarës. Zam mund ta apelojë çështjen e tij në Gjykatën Supreme.
Burimi: top-channel.tv