INVESTIGIM “Dosja AlbGarden”/ Ja si Ender dhe Pjeter Trashaj morën miliona euro tendera. Punët e pa kryera dhe një vendim gjykatë për falsifikim dokumentesh

0
Gjigandi

Një nga rastet flagrante të shpërdorimit të paravë publike në vend është ai i kompanisë Alb Garden shpk. Kjo kompani që si objekt kryesor të veprimtarisë së saj, pemëtarinë dhe gjelbërimin është në pronësi të Pjetër Trashaj. Kompania Alb Garden ka konkurruar në dhjetëra tendera e duke fituar shumicën e tyre në këtë fushë veprimtarie.

Është shumë normale që një kompani të konkurrojë në tendera dhe të fitojë, por është vepër penale kur tenderin, kompanisë së babait ia jep i biri.

Në vitin 2014, Partia Demokratike ka denoncuar me prova dhe fakte se si 75% të fondit vjetor të Ministrisë së Mjedisit për pyllëzim e ka marrë nëpërmjet tenderave kompania AlbGarden e Pjetër Trashajt, në një kohë që djali i tij Endër Trashaj ishte organizuesi i dokumentacionit teknik të tenderave në ministrinë e Mjedisit.

Por nuk ngelën me aq bëmat e AlbGarden. Në vitin 2016 Pjetër Trashaj fiton tenderin për ripyllëzimin e Lurës. Plot 100.000 euro futi në xhep familja Trashaj për të mbjellë disa fidanë të sjellë nga Holanda, ku shumica e tyre nuk morën jetë për shkak se ishin të papërshtatshme për klimën. Edhe kjo një tjetër aferë ku kompania AlbGarden nuk është hetuar. Gjendja sot në Lurë, duket qartë nga fotot.

Liqeni i Luleve në parkun kombëtar Lurë Foto nga: Reporter.al
Liqeni i Luleve në parkun kombëtar Lurë Foto nga: Reporter.al

Një “dorë lekësh” edhe nga Emirjana Sako

RonaTyra

Edhe pse Endër Trashaj është një funksionar i lartë i ish LSI aktualisht Partia e Lirisë, nuk e ka ndaluar Emirjana Sakon e Durrësit t’ja mbushë xhepat me lekë, rivalit politik. Në vitin 2021 Alb Garden fiton një tender 200 milionë lek për mbjelljen e pemëve dhe shkurreve dekorative në Durrës.

Edhe pse logjika e tenderit është që të fitojë ai që merr më pak para dhe bën më shumë punë, në këtë rast ka ndodhur e kundërta. Dokumentet më poshtë tregojnë që janë skualifikuar kompanitë që kanë ofruar më pak dhe ka fituar AlbGarden i Pjetër Trashajt që kishte dhe ofertën më të lartë.

 

Manipulimi i tenderave në Tiranë nëpërmjet Jonaid Myzyrit

Kur ndodh që autoriteti kontraktor nuk përzgjedh fitues kompaninë AlbGarden, me hir ose me pahir, në fund do jetë po ai që do ta fitojë garën. Dhe ketë e bën nëpërmjet Jonaid Myzyrit kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik i cili shtyn procedura dhe shton ose heq kritere dhe kompani, në bazë të direktivave që merr nga Endër Trashaj, por për këtë histori do flasim një ditë tjetër.

 

 JONAID MYZYRI
JONAID MYZYRI

Kompania AlbGarden thyen disa rekorde.

Ka fituar 24 nga 25 tendera që ka hyrë në konkurrim.

Djali drejtor i ka dhënë babait biznesmen 1.2 milionë euro nga taksa tona.

Djali ish drejtor, i përfolur edhe si sekser i grupeve kriminale ku i premtonte lirinë kundrejt pagesës, arrin që nëpërmjet Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik të shantazhojë dhe marrë tendera gati me dhunë nga qeveria vendore e Tiranës.

Për më shumë detaje rreth kompanisë AlbGarden dhe skemës së ngritur nga Pjetër dhe Endër Trashaj, do vijojmë ditë pas dite publikime të detajuara të çdo centi të futur në xhep në kundërshtim me ligjin./Abc24.al

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu