Interesim i madh për ndeshjen Drita – Malmo, Intelektualët kanë blerë thuajse të gjitha biletat

40

Drita do të jetë nikoqire e Malmos në kuadër të rrethit të parë në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjilanase ka arritur deri këtu falë dy fitoreve në Gjiblartar në rrethin para kualifikues.

Por ndeshja me kampionët e Suedisë ka sjellë entuziazëm të madh në qytetin e Gjilanit.

Biletat e ndeshjes kanë dalë në shitje dhe shumë prej tyre janë shitur tanimë.

Ditën e shtunë në stadiumin e qytetit në Gjilan janë shitur më shumë se 5000 bileta.

Në pjesën mbrapa golave ku do të qëndrojnë Intelektualët kanë mbetur shumë pak bileta në shitje.

Ndërkohë në tribunat tjera të stadiumit Adem Jashari ka ende bileta në shitje.

Shitja e biletave po vazhdon në dy pika në Gjilan, stadiumin e qytetit dhe para teatrit.

Ndërkohë adhuruesit e futbollit bileta për këtë takim mund të gjejnë edhe te sheshi në Prishtinë dhe në qytetin e Mitrovicës.

Drita dhe Malmo përballen me njëra tjetrën té martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin olimpik Adem Jashari.

You might also like
Comments