Inter “zjarr” në merkato, avancojnë negociatat për transferimin e Tonalit

0
Gjigandi

Pas dështimit në Kupën e Italisë dhe daljes nga gara për titullin kampion, drejtuesit e Interit janë hedhur në merkato për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe Achraf Hakimi është emri i parë që do t’i bashkohet organikës së Contes.

E ndërkohë që mbrojtësi maroken pritet të mbërrijë në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratë, drejtuesit zikaltër kanë hedhur sytë nga Sandro Tonali, pasi duan të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen.

Momentalisht Brescia pretendon 50 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa zikaltrit janë gati të ofrojnë 30-35 milionë euro, për të marrë në Milano një nga mesfushorët më të talentuar italianë, që vlerësohet shumë edhe nga Conte.

Me Juventusin që zgjodhi Arthur, Interi ka mbetur skuadra e vetme italiane e gatshme për të paguar shifra të konsiderueshme për Tonalin, ndaj presidenti i Brescias Cellino pritet të pranojë ofertën e zikaltërve.

Paralelisht me merkaton në hyrje, drejtuesit zikaltër vijojnë punën edhe për atë në dalje, pasi shpresojnë që këtë verë të shesin emra si Perisic e Joao Mario, që do të sillnin para të mjaftueshme për të financuar blerje të reja.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu