Instagram “do t’i zërë vendin Twitter si burim lajmesh”

0
Gjigandi

Raporti i ri “Digital News Report 2020” i Reuters Institute zbuloi se përdorimi i Instagram për lajme është dyfishuar që prej vitit 2018.

Trendi është më i theksuar në mesin e të rinjve. Thuhet se rreth një e katërta e të rinjve britanikë të moshës 18 – 24 vjeç e ka përdorur Instagram si burim lajmesh për coronavirusin. Por, platformat e rrjeteve sociale ishin edhe ndër burimet më pak të besueshme.

26% e të intervistuarve thanë se u besojnë rrjeteve sociale si burim informacioni për virusin. Po e njëjta përqindje njerëzish deklaroi se u besojnë lajmeve që shpërndahen nëpërmjet aplikacioneve të chat si Facebook Messenger dhe WhatsApp.

Në anën tjetër, 59% e të intervistuarve thanë se u besonin qeverive kombëtare dhe agjencive të lajmeve. Tashmë, Instagram përdoret nga më shumë se një e treta e të gjithë të anketuarve në sondazh dhe nga dy të tretat e të anketuarve nën moshën 25 vjeç. 11% e përdorin Instagram për lajme, duke e renditur një pikë pas Twitter.

“Instagram është bërë shumë popullor në mesin e të rinjve” – tha Nic Newman, autori kryesor i raportit. “Ata reagojnë vërtet mirë ndaj stories që tregohen në mënyrë të thjeshtë dhe me imazhe vizive”.

RonaTyra

Stories e muajve të fundit kanë pasur përfshirje masive në platformë – si ndryshimet klimatike, lëvizja Black Lives Matter, coronavirus.

“Jo domosdoshmërisht, një aplikacion zëvendëson tjetrin” – tha z. Newman. Ata mund të përdorin Facebook dhe Instagram, apo Twitter dhe Instagram”.

Instagram, në pronësi të Facebook, për mënyrën se si tregohen strories “mbetet në mënyrë të pabesueshme i rëndësishëm” – shtoi ai. Facebook ka në pronësi gjithashtu WhatsApp.

Rritje e përkohshme e besimit

Vetëm 38% e njerëzve deklaruan se ata u besonin lajmeve në pjesën më të madhe të kohës. Më pak se gjysma, 46%, deklaruan se u besonin vetëm burimit të tyre të parapëlqyer të lajmeve.

Në këtë studim u morën në vëzhgim 40 vende. Vetëm 6 prej tyre, pjesa më e madhe e të anketuarve, u përgjigjën se i besonin “pjesës më të madhe të lajmeve në shumicën e kohës”. Besimi është veçanërisht i ulët në Mbretërinë e Bashkuar, ku vetëm 28% e të anketuarve e mbështeti deklaratën. Kjo shifër është 12 pikë përqindje më e ulët se në raportin e vitit 2019.

Rënie e besimit te lajmet u pa edhe në Kili dhe Hong-Kong. Në të dyja vendet janë zhvilluar protesta të dhunshme në rrugë – e megjithatë renditen më lart krahasuar me Mbretërinë e Bashkuar, me 30% secili. Por gjërat kanë ndryshuar në mënyrë domethënëse gjatë krizës së coronavirusit.

Besimi është një e mirë e paçmueshme për gazetarët, që, ashtu si çdo e mirë sociale, shkatërrohet lehtësisht, por nuk krijohet aq thjesht. Ruajtja e besimit në kohën e rrjeteve sociale bëhet çdo ditë që kalon edhe më e vështirë, pasi teoritë konspirative bëhen virale, vërtetësia shpesh sakrifikohet në altarin e lajmeve virale dhe vetë ideja e vërtetësisë është aq e diskutueshme – shkruan Amol Rajan, media editor.

Lajme të paanshme

Në mesin e gjithë kësaj analize të problemeve me besimin, pjesa më e madhe e njerëzve – ata që raporti i cilëson “shumica e heshtur” – parapëlqen atë që e konsideron një lajm “objektiv”. Autorët e studimit nuk e bënin këtë pyetje që prej vitit 2013, që kur është rritur përdorimi i opinionit dhe qëndrimi i hapur në raportimin e lajmeve.

Në nëntë vende, ku u konstatua kjo gjë, të gjithë thanë se parapëlqenin lajme që vinin nga burime “pa pikëpamje”

Kjo tendencë është më e fortë në Gjermani, Japoni, Mbretërinë e Bashkuar dhe Danimarkë,  “të gjitha vende me agjenci publike të forta dhe të pavarura” – thekson studimi. Në të kundërt, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “ku politika dhe media janë bërë gjithnjë e më shumë përkrahëse me kalimin e viteve”, një numër në rritje njerëzish thanë se preferonin lajme me nje qëndrim te caktuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu