Insiston Wenger: Sanchez dëshiron të qëndrojë, por…

[ad_1]

Trajneri i Arsenalit tregon problemin pse Alexis Sanchez nuk ka vazhduar kontratën me ‘Topçinjtë’.

Sikurse të mos mjaftonte forma e dobët që Arsenali po kalon në Premier Ligë, ata kanë telashe edhe me yllin e ekipit, Alexis Sanchez i cili ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë kontratën me klubin londinez apo jo.

Sipas trajnerit, Arsene Wenger, sulmuesi kilian dëshiron të qëndrojë në Emirates, por kërkesa e tij për rritje të pagës mbetet një problem që ende nuk ka zgjidhje.

“Unë besoj që Sanchez ka dëshirë për të mbetur këtu, por na duhet të arrijmë një marrëveshje me agjentin e tij”, ka shpjeguar Wenger për gazetarët.

“Në këtë periudhë duhet të gjejmë akordin mes vete, por çështja financiare përbënë telashe”.

Sanchez ka treguar para disa ditëve që dëshiron të mbetet në Londër, por nuk ka cekur emrin e skuadrës me cilën do të luajë stinorin e ardhshëm.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *