Infektohen infermierët/ Pogradec, mbyllet qendra shëndetësore

0
Gjigandi

Infektohet personeli mjekësor në qendrën shëndetësore të Pogradecit, çka shkakton mbylljen e saj.

Tre prej punonjëseve të saj një mjeke dhe dy infermiere kanë rezultuar pozitive ndaj Covid 19 ndërsa i gjithë personeli është karantinuar në banesë.

Janë 11 punonjës të kësaj qendre shëndetësore që iu nënshtruan testit për shkak se 3 prej tyre kishin shfaqur simptoma dy ditë më parë ndërsa pas kryerjes së tamponeve 3 prej tyre personel i konsultorit të fëmijëve rezultuan pozitivë.

8 të tjerë u vetëkarantinuan ndërsa është bërë edhe dezinfektimi i qendrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu