Ia doli/ Imitonte presidentin në Tv, humoristi ukrahinas zgjidhet President!

35

Si për profeci, individit që detyra ia kërkon të hiqej si shërbëtori i popullit ukrainas, arriti të fitojë rreth 30 % të votave në raundin fillestar të zgjedhjeve presidenciale. Ndërkohë, Ukraina po përballet me sfida të thella ekonomike, demografike dhe sociale, teksa rreket t’i vërë fre agresionit dhe lakmisë së pandërprerë të Rusisë fqinje.

Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko pranoi humbjen, duke i njohur fitoren rivalit të tij në zgjedhje Volodimir Zelenski. Të dielën u zhvillua balotazhi mes presidentit aktual, Petro Poroshenko dhe humoristin Volodimir Zelenski, i cili luan rolin e një presidenti në një serial komik televiziv.

41-vjeçari Zelenski, megjithëse pa përvojë politike, kryesonte në anketa gjatë javëve të fundit. Fushata e tij mori hov pas një fillimi të vakët, ndërkohë që votuesit po shprehen gjithnjë e më të zhgënjyer nga korrupsioni, problemet ekonomike dhe konflikti në lindje të vendit.

Presidenti Poroshenko u përpoq të mobilizonte bazën e tij me një tubim në Sheshin Pavarësia në qendër të Kievit të premten në darkë, disa orë para një debati televiziv me rivalin e tij. Zoti Poroshenko ka theksuar disa herë se rivali i tij do të shfrytëzohej nga Presidenti rus Vladimir Putin nëse zgjidhet në krye të vendit.

Ai u përpoq gjithashtu të nxiste frikën se me zgjedhjen e Zelenskit do të dëmtoheshin shanset e Ukrainës për integrim në Bashkimin Evropian.

Zelenski shmangu intervistat për median, por vazhdoi deri në fund të fushatës shfaqjet komike në të gjithë vendin. Ai i mëshonte mesazhit për forcimin e lidhjeve me BE dhe NATO-n. Po ashtu ai ka theksuar nevojën për përpjekje më të mëdha për të integruar kryengritësit në lindje të vendit.

You might also like
Comments