I ‘zbuluan’ lidhjen intime të saj me Kylian Mbappe, modelja belge reagon e revoltuar

0
Gjigandi

Pavarësisht se është një nga yjet më të mëdhenj të futbollit në botë, pak (ose asgjë) dihet për jetën dashurore të Kylian Mbappé. Për këtë arsye, mediat po kërkojnë pothuajse çdo ditë një të dashur të re për të.

E fundit, modelja Rose Bertram, e cila tani ka dashur t’i komentojë këto thashetheme. “Unë normalisht nuk iu përgjigjem thashethemeve, por ka një kufi që nuk duhet kaluar kurrë. Javët e fundit gënjeshtrat për mua i kanë shkaktuar dëme të mëdha familjes sime, të gjithëve rreth meje, – ka shkruar modelja në Instagram.

– 2023 ka nisur për mua me urrejtje dhe bullizëm kibernetik. Asgjë që është thënë apo shkruar nuk është e vërtetë, në asnjë mënyrë. E vërteta nuk mund të vijë nga një i huaj që nuk di asgjë për jetën time dhe fshihet pas një ekrani. Më e keqja është se në ditët e sotme njerëzit besojnë çdo gjë, pa pasur nevojë për prova”.

Për të përfunduar, Bertram ka nisur një reflektim për median dhe shoqërinë në përgjithësi: “Në një botë ku të kesh vizita, klikime dhe “pëlqime” është e vetmja gjë që ka rëndësi, ndonjëherë harrojmë se jemi të gjithë njerëz dhe se kiberno-bullizmi mund të shkatërrojë jetë.

Prandaj, ndihem e detyruar të flas, sepse nëse i lëmë të gjithë të thonë çfarë të duan, do të fillojmë të mendojmë se është normale”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu