I vodhi varësen nga qafa një gruaje, arrestohet hajduti serial i rrugës

0
Gjigandi

Një nga problemet më të mëdha që has Policia e Shtetit janë edhe vjedhjet e rëndomta në rrugë. Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi ndaj tij rëndojnë dy akuza për vjedhje me dhunë.

Jurgen Doraçi akuzohet se se me datë 9 shtator i ka vjedhur me dhunë çantën një gruaje, ndërsa dy ditë më parë, i ka vjedhur në rrugë varësen një tjetër gruaje në qytetin bregdetar.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Durrës, operacioni policor i koduar “Ndjekja”.

RonaTyra

Vihet në pranga 32-vjeçari që dyshohet se i vodhi me dhunë varësen e floririt, një shtetaseje.

32-vjeçari, i dyshuar edhe si autor i 2 rasteve të tjera të vjedhjes me dhunë, në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. D., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 16.09.2022, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases Dh. M.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 09.09.2022, i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases Xh. H., ndërsa më datë 13.09.2022, i ka vjedhur me dhunë varësen, shtetases M. B.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu