I vodhën 6 milionë Lekë punonjëses së Ujësjellësit, arrestohet njëri nga autorët

Policia e Tiranës ka arrestuar njëri prej autorëve të vjedhjes së 6 milionë Lekëve të vjetra, që i morën punonjëses së Ujësjellës të Tiranës, 54-vjeçares me iniciale M.LL. Ngjarja ndodhi më 15 korrik, kur dy persona nën kërcënimin e thikës i morën nga dora çantën 54-vjeçares.

I arrestuari është Afrin Serjani 39 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij E.SH 44 vjeç.

Policia gjeti automjetin tip “Renault” me targë AA903GX dhe automjeti tip “Opel” me targë AA481LB, mjete që dyshohet të jenë përdorur nga autori dhe bashkëpuntori i tij.

Nga kqyrja e automjetit tip “Renault”, u gjet një kuti plastike ku në brendësi kishte një shumë parash metalike me një vlerë të përgjithshme 5046 Lekë të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *