I shqetësuar për njerëzit që vdisnin

0
Gjigandi

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klpp, ka thënë se ai është shqetësuar për njerëzit që vdisnin nga koronavirusi e jo për titullin e Premierligës.

Liverpooli është shumë afër fitimit të titullit në Premierligë pas plot 30 vjetësh, derisa e ardhmja e kampionatit nuk ishte i sigurt në kohën kur u përhap pandemia COVID-19 dhe u pezulluan aktivitetet sportive.

“Nuk jam shqetësuar as për një sekond të vetëm që qeveria do të mund na linte pa titull sepse isha i shqetësuar dhe ende jam i shqetësuar për shifrat e njerëzve të vdekur”, ka thënë Klopp.

Liverpooli do të rikthehet sonte në fushë në derbin e qytetit ndaj Evertonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu