I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

0
Gjigandi

Një 34-vjeçar i identifikuar si Marjus Balo ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës ditën e sotme. Balo ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Balo u arrestua nga Blutë e qytetit bregdetar pasi ndaj tij rëndon një dënim me 1vit, 3 muaj e 26 ditë burg.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin Marjus Balo, 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 08.02.2021, e ka dënuar me 1 vit, 3 muaj e 26 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu