Arrestohet nga efektivët e policisë Tiranë Lulzim Kusi, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Lulzim Kusi është xhaxhai i dy vëllezërve Kusi që vranë Indrit Çelajn pak kohë më parë në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e tij në datën 6 Shtator është gjetur armë pa leje.