I mbijetuari i sulmit kimik në Siri: Do ta quaj djalin tim Donald

[ad_1]

Sirianët kanë pasur reagime të ndryshme ndaj sulmit amerikan mbi bazën e armëve kimike, që vranë 80 civilë sirianë të martën, por shumica e shohin si fundin e mosndëshkimit të Presidentit Bashar al Assad.

“Assad i bëri llogaritë gabim këtë herë”, ka thënë një punëtor i ndihmave humanitare nga qyteti jugor turk i Gaziantep – Përgjigja e SHBA-së në këtë moment ka qenë një shuplakë që mund të ndryshojë cdo gjë në Siri.

Qusai Zakaria, një aktivist që u plagos në sulmin e armëve kimike në Moadamiya, tha për “The Telegraph” se Presidenti amerikan ishte heroi i tij.

“Në qoftë se do bëhem ndonjëherë me djalë, do t’ia vë emrin Donald. Ky njeri është një hero. Ai po që është burrë!’, u shpreh ai i vendosur.

“Ky sulm do t’u japë njerëzve shpresë. E gjitha kjo ka të bëjë me shpresën – vijoi Zakkaria- Kjo është një epokë e re që tregon se Amerika do të bëjë vërtetë diçka . Ashtu si thotë Donald Trump: Kjo është e madhe.”

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *