I linin makinat në parkim dhe përfundonin në komisariat…Kapet më në fund hajduti!

[ad_1]

Një person u vu në pranga nga Policia e Durrësit pasi akuzohet për të paktën tetë raste të vjedhjes së makinave në qytetine Durrësit, kryesisht të markës “Mercedes Benz”.

Në sajë të operacionit të koduar ”Çelësi”, policia vuri në pranga personin me inicialet N.D.

Vjedhjet janë kryer në lagjet Nr. 14 dhe 17, Durrës, ku të gjitha automjetet kanë qenë të parkuara.

Policia thotë se po punohet për të identifkuar dhe persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Rastet e vjedhjeve janë denoncuar në Policinë e Durrësit nga vetë personat e dëmtuar.

Vjedhjet e kryera:

1. Më datë 09.10.2016, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit R.K. 43 vjeç , të cilin e kishte parkuar. Në automjet kishte edhe një telefon cellular ”I-Phone” dhe 90 000 lekë.

2. Më datë 18.10.2016, në lagjen Nr. 14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit L.K. 57 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

3. Më datë 13.12.2016, në lagjen Nr. 18, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit E.L. 39 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

4.Më datë 07.01.2017, në lagjen Nr. 16, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit Ç.D. 53 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

5. Më datë 28.02.2017, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit E.T. 23 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

6. Më datë 14.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit I.D. 32 vjeç , të cilin e kishte parkuar.

7. Më datë 28.03.2017, në lagjen Nr.17,1 Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit G.N. 54 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

8. Më datë 29.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Volswagen KADY, në pronësi të shtetasit A.B. , të cilin e kishte parkuar.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Tiranë, të miturën e zë korrenti

[ad_1] Një vajzë e mitur në Tiranë ka përfunduar në spital në një gjendje të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *