I kishte ditët e numëruara, nëna lë shënimin prekës për të birin: Me dashuri…

31

Është pak e vështirë që t’i bësh dikujt një dhuratë duke e ditur që ajo do të jetë gjeja e fundit që do t’i japësh sa je gjallë.

Për një nënë që dergjej në shtratin e vdekjes nuk qe dhe aq e vështirë. Ajo e dinte se sa shumë i pëlqente djali të saj që të luante me X-Box. Kështu, ajo vendosi që t’i blinte një të ri, por të personalizuar.

Duke përdorur një mjet të mprehtë ajo shkroi një shënim të vogël në levat e lojës elektronike. Ajo kishte shkruar: Për John, me dashuri nga mami.

Fotoja e levës u nda në Reddit nga bashkëshortja e John-it e cila u kërkoi anëtarëve të komunitetit disa këshilla për ta ruajtur shkrimin e vjehrrës së ndjerë tek leva.

Shumë prej komentuesve sygjeruan se mënyra më e mirë është që leva të mos përdorej më, por të mbahej si kujtim.

You might also like
Comments