I hynë në shtëpi dhe i vodhën lekët! Identifikohen tre të rinjtë në Kurbin

0
I hynë në shtëpi dhe i vodhën lekët! Identifikohen tre të rinjtë në Kurbin
Gjigandi

Tre shtetas, që dyshohet se janë autorë të një grabitjeje me dhunë në Kurbin janë arrestuar këtë në mërkurë.

Si rezultat i këtij operacioni është zbardhur ngjarja e ndodhur më datë 12.01.2022, në mesnatë, në fshatin Vinjollë, ku 3 persona të maskuar me uniforma kamuflazhi, me përdorimin e dhunës, kanë marrë në banesën e shtetasit A. L., shumën 150.000 lekë të rinj.

Bazuar në provat dhe informacionet e grumbulluara, janë identifikuar si autorë të dyshuar shtetasit E. D., 21 vjeç, banues në Krujë, i ndaluar gjatë operacionit, si dhe shtetasit I. K., 30 vjeç, banues në Krujë dhe G. B., 22 vjeç, banues në Krujë, të cilët u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. D., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale.

Vijon puna hetimore pasi dyshohet se këta shtetas kanë kryer një sërë vjedhjesh të tjera.

RonaTyra

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu