I forti i “Myslym Shyrit” ja kush e informoi,se po përgjohej

I forti i rrugës “Myslym Shyri”, tashmë i arrestuar, Gjergj Cukali kishte pikasur se po përgjohej nga policia, disa ditë para se të kryhej operacioni nga ana e uniformave blu.

Sapo kishte marrë këtë informatë, ai mbylli telefonin dhe përdori një numër tjetër. Ai kontaktoi me shtetasin Artur Tarja, të cilit i kërkoi që të shkonte tek kryqëzimi i ’21 Dhjetorit’ për të takuar një person që bënte çelësat.

Tarja është takuar me një person të paidentifikuar, i cili e informoi se Cukali dhe banda e drejtuar prej tij ishin nën mbikëqyrje të plotë . Shtetasi Artur Tarja i thotë Gjergj Cukalit që të mos flasë me askënd dhe për 10 ditë të qëndrojë i izoluar e të mos dalë në rrugë.

Biseda mes tyre konfirmon faktin që ata ishin vënë në dijeni se po vëzhgoheshin nga policia. Nuk dihet se kush i ka vënë në dijeni rreth faktit që ndaj tyre po kryheshin hetime. Në këtë moment, policia dhe prokurorët i druheshin faktit se ndoshta Gjergj Cukali mund të tentonte arratisjen, dhe në këtë mënyrë kanë ndërhyrë duke bërë arrestimin e tij dhe të bandës që drejtonte. Mes të arrestuarve është edhe një femër, që ishte financierja e grupit. Banda e Cukalit shpërdante doza kokaine në zonën e ish­Bllokut dhe lokale e vende të tjera të njohura në Tiranë..Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *