I droguari me deluzione të Jezusit mbyt të dashurën me çorape

0
Gjigandi

Një i droguar që besonte se ishte Jezusi, ka mbytur për vdekje të dashurën e tij duke besuar se ajo ishte viktima “Eva”.

32 vjeçari Shea Dylan Stuart, u burgos për 22 vjet për vrasjen e  Caitlin O’Brien në shtëpinë e tyre në Melbourne, Australi.
Caitlin ishte duke u rekuperuar nga një operacion në tru kur Stuart e vrau atë gjatë një episodi psikotik të stimuluar nga droga e kanabis.
Gjykata e lartë e Melbourne dëgjoi sesi Caitlin, infermiere spitali, u mbyt me çorapet e saj nga Stuart, të cilit i kishte rrëfyer një ditë para ngjarjes se kishte frikë se mos e vrisnin.
Gjatë çmendurisë së tij Stuart e kishte detyruar të hante një mollë duke i thënë se do të ishte  “si Eva”, para se ta mbyste me jastëk dhe me çorapet që kishte gjetur në dhomë.
Më pas ai kishte bërë dush, kishte vënë një kartë krediti mbi kraharorin e saj dhe kishte pranuar atë që kishte bërë te policët.
Kur oficerët i thanë se do të akuzohej për vrasje, ai kishte thënë: “Shumë mirë”.
Psikologu gjyqësor Andrew Carroll tha në gjykatë: “Gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, sidomos në vitet e fundit, ai ka përdorur sjellje të ndryshme imponuese, duke përfshirë dhunë, kërcënim për dhunë, si dhe kërcënime vetëvrasjeje. Ai e bënte këtë pasi perceptonte mundësinë që Caitlin do ta linte.”
Gjykatësi Christopher Beale tha se Stuart kishte deluziuone duke besuar  se zonjusha O’Brien ishte djalli, ai vetë ishte Jezusi, dhe se fqinjët e tij adhuronin Satanin.
Duke dhënë dënimin e tij Beale tha: “Përdorimi i kanabis nuk ishte e vetmja mënyrë e jotja për të përballuar ankthin. I kishe kërkuar ndihmë për këtë dhe mjekut tënd. Ti e dije se kanabis mund të të bënte të dhunshëm dhe psikotik”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu