I armatosuri nuk i bindet policisë, plagos 3 efektivë

Një person është arrestuar nga policia në Korçë pasi nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke shpërthyer me dhunë me makinë postbllokun e policisë e duke lënë të dëmtuar tre punonjës policie.

Forcat e policisë kanë reaguar menjëherë duke iu përgjigjur me armë për neutralizimin e tij, ndërsa e kanë plagosur lehtë e më pas e kanë arrestuar autorin, i cili është identifikuar si shtetasi Kristo Zekolli, 33 vjeç.

Sipas policisë, ky shtetas në mënyrë të dhunshme ka çarë postbllokun e policisë, duke dëmtuar 3 punonjës të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale dhe mjetin e tyre, të cilët ishin të planizuar me shërbim në qytetin e Korçës.
Shtetasi Zekolli është ndjekur nga punonjësit e policisë dhe për të neutralizuar veprimet e tij, kanë qëlluar në ajër dhe në drejtim të gomave të automjetit te tij tip “Benz” me targë AA 547 HV. Policia bën të ditur gjithashtu se Zekolli duke drejtuar mjetin e tij, mbante në dorë një pistoletë, e cila rezultoi e mbushur.

Mbi autorin e kësaj ngjarje tashmë rëndojnë akuzat “Kanosje për shkak të detyrës”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit’”./Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *