Hyundai zbulon modelin e ri Kona

[ad_1]

Kompania Hyundai ka zbuluar modelin e ri SUV, i cili do të quhet “Kona”, në rajonin bregdetar të Havajeve në SHBA.

Kona është destinacion i adhuruar për udhëtarë dhe reflekton frymën aventuristë të Hyundai-t të ri, i cili pritet të dalë në treg në çerekun e fundit të këtij viti.

Modeli i ri paraqet njëherësh edhe hyrjen e parë të Hyundai në segmentin B të modeleve SUV.

Emri Kona paraqet vazhdimin e traditës së Hyundai për emërtimin e modeleve SUV sipas destinacioneve të njohura, siç janë Creta, Santa Fe, Tucson dhe Veracruz.

Me SUV-in e ri kompakt, përçohen shumë mënyra të ndryshme të jetës në rajonin atraktiv Kona në Big Island, në Havaje. SUV-in e ri e karakterizon dizajni i bukur dhe enterieri tërheqës me mjaft hapësirë. Këto elemente janë të njohura si çelësi i shitjes së suksesshme të këtyre modeleve në tregjet e mëdha dhe të zhvilluara.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Kia Stonic arrin deri në fund të 2017

[ad_1] Prodhuesi jugkorean ka prezantuar dizajnin e parë të modelit të ri kompakt SUV. Automjeti …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *