Hysni Syla: Serbët në vitin 1999 masakruan me bajonetë edhe fëmijë të porsalindur

[ad_1]

Në kohën kur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj po qëndron dhunshëm në Francë, për shkak se autoritetet e atjeshme e kanë ndaluar në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia, kinse për krime të supozuara, po e sjellim këtë shkrim edhe njëherë, me qëllim që opinioni i gjerë të kuptoj se serbët janë ata që bënë krime në Kosovë gjatë luftës në popullsinë e pafajshme shqiptare, duke masakruar madje edhe fëmijën e porsalindur.

Në Tetor ët vitit 1999, Ardian Hoxha, atëherë 15 vjeç, nga Zhabari i Mitrovicës, kishte gjetur afër fshatit të tij, në vendin e quajtur Gërmovë, pranë rrugës magjistrale që shpie për në detin Adriatik, disa fotografi bardhë e zi, me legjenda përfundi, që sipas të gjitha gjasave u kishin rënë kriminelëve serbë gjatë ikjes së tyre për në Serbi, përmes kësaj rruge.

Këto fotografi Ardiani ua kishte dhënë ushtarëve danez të KFOR-it, por e kishte ruajtur për vete edhe fotografinë e fëmijës së masakruar nga serbët. Në faksimilen e dokumentit-fotografisë së fëmijës së masakruar shkruan, të lëshuar nga Sekretariati i Punëve të Brendshme të Mitrovicës, të evidentuar IV Bilanci i rastit, 33 dhe 34, shkruan :Ashtu sikur viktimat tjera, është vra edhe e porsalindura Ajeta, siç shihet në ketë foto.

Në faksimilen e dokumentit tjetër po të të njëjtit rast (IV. Bilanci i rastit) shkruan: pika 35. nëna Abazaj Zahide, pika 36. vajza Nurija, pika 37. djali Mujo dhe pika 38. vajza Ajeta. Pra siç po shihet është masakruar e tërë familja Abazaj: nëna Zahide me fëmijët Mujën, Nurijen dhe Ajeten e porsalindur. Në këto dokumente të gjetur që mbajnë vulën e SPB të Mitrovicës, nuk shkruante se ku dhe kur është masakruar kjo familje.

Se prej nga ishte kjo familje dhe ku ka jetuar deri në momentin e masakrimit nuk dihej atëherë, por ne nuk dimë as sot dhe nuk na ka rënë të dëgjojmë ndonjë informatë lidhur me këtë.

Sidoqoftë, do të ishte mirë sikur këtë dokument-dëshmi ta kishte gjykatësi francez që do të vendos pë rastin Hardinaj, për të parë dhe bindur se ishin serbët ata që bënë krime monstruoze ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, duke i masakruar me bajoneta dhe fëmijët, madje edhe ata të paslindur.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *