Hysaj i lëshon sfidën Ronaldos: Nuk të lë t’i shënosh Napolit

33

KOMENTE Download WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
Elseid Hysaj e pret me ambicie të mëdha sezonin e ri futbollistik nën drejtimin e Carlo Ancelottit. Mbrojtësi shqiptar i Napolit, i përfolur edhe për një largim të mundshëm te Chelsea, dha një intervistë të gjatë për mediat italiane, ku foli për shumë çështje.

Bleërjet e reja

“I kemi pritur mirë dhe po dëfrehen. Do të na ndihmojnë shumë. Shpresojmë që edhe Ghoulam të rikthehet sa më parë me grupin. Koulibaly është i fortë. Faza përgatitore po ecën mirë, edhe miqësoret, shpresojmë të vazhdojmë kështu dhe të shkojmë në formë të mirë në miqësore me Chievon.”

Përshtatja me Ancelottin

“Duhet të ndryshoj stilin e lojës me Ancelottin? Nuk është problem, Ancelotti mbetet trajner i madh. E di se çfarë kërkon nga unë, do të jap gjithmonë më të mirën në fushë.”

Diferenca me Sarrin

“Ancelotti ka fituar shumë, është trajner i madh. Sarri kishte stilin e tij të lojës, mentalitetin e tij. Janë dy trajnerë që luajnë ndryshe nga njëri-tjetri.

Interesi i Chelseat

Isha më pushime, por nuk mendoja se do të largohesha. Pastaj, kisha klauzolë largimi 50 milionë euro. Tani jam këtu për të bërë më të mirën. Te Napoli ndihem shumë mirë, familja ime gjithashtu. Shpresoj të fitoj diçka me këtë skuadër.

Rinovimi dhe objektivat

Rinovimi i kontratës sigurisht që do të më pëlqente, por kam edhe tre vite, të presim se çfarë do të ndodhë. Duam të fitojmë diçka dhe, kur e them këtë, nuk e kam fjalën vetëm për “Scudetton”. Duam gjithçka. Edhe Championsi nuk është keq (qesh). Me kalimin e kohës çdo trofe ka rëndësinë e tij. Të avancosh në Europë është bukur, shpresojmë të arrijmë sa më larg. Ancelotti ka fituar tre Champions. Ka shumë eksperiencë dhe do të na mësojë shumë.

Sfidë Ronaldos

Ronaldo nuk do t’i shënojë Napolit. Siç e dimë të gjithë, është një lojtar i nivelit shumë të lartë. Më bëhet qejfi që ka ardhur në Itali, na stimulon shumë prania e tij. Markimi i tij është një sfidë që më pëlqen. Ne jemi një grup i madh dhe një lojtar i vetëm nuk bën grup. Të shohim si do të përshtatet në Itali. Një lojtar i vetëm mund të bëjë diferencën në një ndeshje të caktuar, jo përgjatë gjithë kampionatit.

You might also like
Comments