Humbje e çuditshme e Shkëndijes nga bullgarët!

[ad_1]

Skuadra e futbollit Shkëndija nga Tetova ka humbur testin e fundit me CSKA-në në Sofje në një takim që nuk dha impaktin e pritur. Në këtë ndeshje munguan kapiteni Hasani, Pollozhani, Çollak dhe Vujçiç.

Takimi i fundit kontrollues para fillimit të gjysmësezonit pranveror ka sjellë humbje për Shkëndijën që mundet 8:1 nga CSKA e Sofjes. Me formacion të përgjysmuar për shkak të mungesave të rëndësishme si kapiteni Hasani, apo Vujçiç e Çollak apo edhe Pollozhani në fushë ekipi nuk mundei të sjellë paraqitjen e pritur edhe pse fillimi ishte shumë premtues. Shkëndija avansoi e para në minuutën e 18-të kur Alimi lëviz bukur, ndërsa Ibraimi sjell përfundim të saktë për epërsi 0:1. Në anën tjetër vendasit pak sa me fat barazuan në 1:1, ndërsa më pas gjërat morën kahje negative për Shkëndijën që në afat të shkrutër kohor pranoi disa gola duke shkuar në pushim me negativë të thellë. Në pjesën e dytë u kërkua të ndryshohet kahja e lojës, mirëpo CSKA sërish ishte në nivel duke reliazuar edhe dy gola tjerë për fitore bindëse.

CSKA-Shkëndija 8:1 (6:1)
Stadiumi “Bullgarska Armia”
Shikues: 2 000
Golashënues: Perez 27’, Dyulgerov 29’, Karanga 35’, Pedro 39’ dhe 41’, Pinto 40’, Despodov 66’, Mercado 73’ (CSKA), ndërsa Ibraimi 18’ (Shkëndija)
CSKA: Kitanov, Dyulgerov, Perez, Nedyakov, Boumal, Pinto, Pedro, Culma, Nunez, Karanga.

Luajtën edhe: Konov, Chorbadzhiyski, Galabov, Simao, Mercado, Koubemba, Rumenov, Sepodov, Kolev, Georgiev, Angelov.
Trajner: Stamen Belchev
SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Bojku (Imeri 10’ (Radeski 46’ (Zhunior 70’))), Cuculi, Çelikoviç, Alimi, Zejnullai (Fazllagiç 46’), Totre, Todorovski (Murati 46’), Medjedoviç (Asani 73’), Ibraimi (Shefiti 80’).
Trajner: Tomas Brdariç.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *