Humbi betejën 24 ditore me COVID-19/ Infermierja në SHBA filmon gjithçka…

0
Gjigandi

Një infermiere nga New Jersey, e cila humbi betejën 24 ditore me COVID-19, i kishte kaluar tri javët e fundit të jetës duke filmuar betejën për jetën në një video ngjethëse.

Si pasojë e temperaturës së tepërt, gruaja duket e pafuqishme, këtë e dëshmon dhe video që ajo ka realizuar.
“Përshëndetje të gjithëve, kam temperaturë të lartë dhe nuk po më bie. Ndihem e pafuqishme, bëj mirë të shtrihem në shtrat. Të them të vërtetën, nuk dua të shkoj në spital”, shprehet Pamela Orlando, 65-vjeçe.
Pamela shpresonte që sëmundjen ta kalonte lehtë, trupi i saj i shëndetshëm dhe pa sëmundje shoqëruese, sipas infermieres, do ta ndihmonte ta mposhte virusin.
“Kam shumë dhimbje. Temperatura nuk bie, ngjyra e fytyrës më është zbehur. Virusi po sulmon trupin tim”, vazhdoi më tej Pamela.
Me temperaturën që nuk i ulej dhe ethet që po e pushtonin akoma më tepër, infermierja u detyrua të shtrohej në spital, ku u vendos menjëherë në njësinë e kujdesit intensiv.
“Kjo nuk është shaka. Ky virus është me të vërtetë diçka e tmerrshme”, është shprehur në video infermierja.
Gjendja shëndetësore e 65-vjeçares përkeqësohej gjithnjë e më shumë, COVID-19 po sulmonte organet e saj dhe këtë gjë kishte vazhduar ta ndiente dhe gruaja.
“Nuk e di sa ditë kam në spital, por jam tepër keq. I lutem zotit që t’ia dal, dua të shërohem. Ditët kalojnë pa kuptuar dhe gjendja ime është duke u përkeqësuar. Lutuni për mua”, ishin fjalët e fundit të infermieres në video.
Sakaq, Pamela ndërroi jetë më 16 prill dhe në spital qëndroi për plot 24 ditë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu