Historia e trishtë e të moshuarës shqiptare, vuan për një krevat

0
Gjigandi

Shqipe Sedja, 75 vjece nga Kavaja prej 10 vitesh qëndron e shtrirë në shtatin e saj. Në pamundësi për të lëvizur qoftë edhe për të kryer nevojat personale, fati i saj është i lidhur ngushtë me shtratin dhe njerzit që e vizitojnë. Infeksioni që ka prekur të dyja këmbët dhe njërën dorë i ka humbur asaj mundësinë të lëvizë.

Shqipja jeton vetëm me bashkëshortin 80 vjec ndërsa për shëndetin e saj kujdesen dy vazjat e martuara. Nga shtrati ku lëngon prej 10 vitesh ajo kërkon ndihmë. Një krevat ortopedik që përdoret nga të sëmurët paraplegjikë është dëshira e saj e vetme, për t’u lehtësuar barrën burrit dhe vajzave.

Arta është vajza që kujdeset më shumë për nënën e saj. Edhe pse e martuar prej vitesh, në shtëpinë e prindërve ajo është kthyer në infermiere duke i shërbyer atyre në gjithcka. Mungesa e një krevati ortopedik ja ka vështirësuar shumë kujdesin ndaj saj pasi vetëm për ta ushqyer duhet ta lëvizin 2 persona. Ajo apelon për ndihmë pasi me përkeqësimin e sëmundjes ajo e ka të pamundur të kujdeset për nënën e saj.

“Nëna e ka shumë të nevojshëm një krevat ortopedik me pult që ta ngrejë dhe ulë vehtë. Babai nuk mundet ta ndihmojë për asgjë. Cdo shërbim ja bëjmë ne. Vetëm për ta ushqyer duhen dy vehtë për ta ngritur të mos llogarisim pastaj shërbimet e tjera. Cdo ditë e më shumë po e kemi më të vështirë dhe një krevat i tillë do të na lehtësonte kujdesin ndaj saj”, thotë Arta.

Apeli i saj shkon edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, për përfshirjen në listën e rimbursimit të ilacit që përdor për kurim nëna e saj pasi ai ka një kosto të papërballueshme.

RonaTyra

“ Xarelto 15 mg, ky është ilaci që përdorim për kurimin e nënës dhe kushton 80 mijë lëkë të vjetra. Një tabletë e tillë nevojit cdo muaj. Së bashku me ilacet dhe paisjet e tjera shpenzimet cdo muaj bëhen shumë të larta dhe ne nuk e përballojmë dot, prandaj kërkojmë ndihmën e shtetit”, shpreh ajo.

Ndonse janë ndihmuar disa herë nga njerëz dhe institucione të ndryshme nevoja kryesore për Shqipen 75 vjecare, një krevat ortopedik nuk është plotësuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu