Hetimi i Donald Trump/ Seanca në dhomën e përfaqësuesve transmetohet direkt

0
Gjigandi

Hetimi i Kongresit Amerikan për shkarkimin e presidentit Donald Trump, tani transmetohet drejtpërdrejtë. Dhoma e Përfaqësuesve po e heton Trump nëse ai ka abuzuar detyrën e tij për përfitime personale dhe politike, duke nxitur një qeveri të huaj për të hetuar rivalët e tij politikë.

Në veçanti, nëse Trump, pezulloi 390 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe i kërkoi presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy që të zhvillojë hetime ndaj kundërshtarit të tij të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ish-nënpresidentit amerikan Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter.

Dëshminë e parë para Dhomës së Përfaqësuesve e bëri William Taylor, i ngarkuari me punë në Ukrainë, një diplomat veteran, i cili e ka përshkruar si të “parregullt” përdorimin e kanaleve alternative nga ana e administratës Trump për të zhvilluar politikën e jashtme ndaj Kievit, dhe e cila u drejtua nga Rudy Giuliani, avokat personal i presidentit.

Po të mërkurën dëshmoi edhe George Kent, zëvendësndihmës Sekretar amerikan i Shtetit. Ndërkohë, më 15 nëntor, është planifikuar të dëshmojë, Marie Yovanovitch, ish-ambasadore në Ukrainë.

Para se ajo të kthehej papritur në Uashington në muajin prill, Yovanovitch u tha hetuesve se ishte paralajmëruar të “ruante vetën” pasi Giuliani dhe Trump kishin minuar aktivitetin e saj. Tre dëgjime publike janë caktuar për javën e ardhshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu