He Xiangjian; Shpëton miliarderi kinez nga tentativa e pengmarrjes

0
Gjigandi

Pesë njerëz u arrestuan në Kinë për tentativën e pengmarrjes së njeriut të gjashtë më të pasur të vendit, He Xiangjian.

Zoti He është milioneri themelues i kompanisë Midea, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve shtëpiake.
Policia ishte njoftuar për hyrjen me thyerje në vilën e tij luksoze në Foshan në provincën jugore të Guangdong, nga i biri i tij që kishte arritur t’i shpëtonte sulmuesve.
Të gjithë të përfshirët u arrestuan dhe sipas policisë, asnjë nuk u lëndua.
Telefonata u bë nga djali 55 vjeçar i He Jianfeng, gjithashtu një nga drejtorët e kompanisë së biznesit, i cili kishte notuar në një lumë pranë shtëpisë së tij para se të njoftonte policinë.
Policia e Foshan tha në një deklaratë se kishin arrestuar pesë të dyshuar për tentativë pengmarrjeje dhe se incidenti ishte ende nën hetim.
Grupi Midea postoi një mesazh falenderimi në rrjetin social Sina Weibo për të cilin mediat vendase thanë se “konfirmonte tërthorazi të vërtetën e incidentit”.
“Falemnderit policisë, falemnderit medias, falemnderit të gjithë sektorëve të shoqërisë për shqetësimin,” shkruante kompania.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu