Babë e bir në Tropojë kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur duke kultivuar kanabis.
Përkatësisht 53 dhe 19-vjeç kanë mbjellë disa rrënjë kanabis në fshatin Plaç.
Polica ka njoftuar se të përfshirë në skemë kanë qenë dhe kryeplaku i fshatit si dhe inspektori i mjedisit.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas një hetimi 1-mujor, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Palç ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Palçi”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
N. N., 53 vjeç dhe A. N., 19 vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Palç.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në territorin e fshatit Palç.
Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit: S. P., 33 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Palç, dhe Gj. P., 65 vjeç, me detyrë inspektor i pyjeve dhe mjedisit,” ka njoftuar polica