Harvard padi për Trump/ Kundër udhëzimit për studentët e huaj

0
Gjigandi

Harvardi dhe instituti i teknologjisë në Massachusetts paditën administratën Trump në lidhje me udhëzimin e saj për të mos i dhënë viza studentëve të huaj që të marrin kurse online në SHBA këtë semestër.

Harvardi njoftoi më herët këtë javë se të gjitha kurset do të mbahen online, edhe për studentët që jetojnë në kampus. Në një deklaratë të siguruar nga CNN, universiteti tha se udhëzimi mund të prekë rreth 5 mijë studentë të huaj.
“Urdhri ka ardhur pa paralajmërim. Është i pabazë. Duket sikur ka si qëllim të vendosë nën presion kolegjet dhe universitetet që të hapin mësimet në kampuse për këtë semestër pa marrë parasysh shqetësimet për shëndetin dhe sigurinë e studentëve, pedagogëve dhe të tjerëve – tha presidenti i universitetit të Harvardit, Larry Bacow.
Sipas departamentit të sigurisë kombëtare, të gjithë studentët që duhet të studiojnë në një institucion amerikan në vjeshtë, do të mund ta bëjnë këtë edhe pse disave do tu duhet të studiojnë nga jashtë nëse prania e tyre nuk është e nevojshme për mësime në person, në SHBA.
Padia e paraqitur në gjykatën e distriktit të Masacusetsit, kërkon të bllokojë direktivën duke argumentuar se përjashtimi i kurseve online i vendos institucionet përballë një zgjedhjeje, nëse duhet të vazhdojnë me planet e tyre për të operuar tërësisht apo kryesisht online, apo të tentojnë të kthehen tek mësimi në salla.
Në SHBA ka më shumë se 1 milionë studentë të huaj ndërkohë që presidenti Trump po bën presion për rihapjen e shkollave. Të mërkurën në twitter ai kërcënoi se do të ndalonte financimet për shtetet nëse shkollat nuk do të rihapeshin në vjeshtë.
Edhe zv presidenti Pence mbrojti këtë qëndrim duke thënë se qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve do të lëshojë udhëzimet për rihapjen e shkollave pasi Trump kritikoi më herët një plan të prezantuar nga ekspertët e saj duke e quajtur të ashpër dhe të kushtueshëm. Normalisht, shkollat në SHBA fillojnë në gusht ose në fillim të shtatorit.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu