Harry Styles publikon klipin e ri, pritet të jetë hiti i verës

0
Gjigandi

Ish-pjesëtari i grupit “One Direction”, Harry Styles është gati të pushtojë sezonin e verës dhe këtë e pasqyron më së miri klipi i tij më i ri muzikor.

“Watermelon Sugar” quhet e kënga e lançuar pak javë më parë që është pjesë e albumit të sukseshëm “Fine Line”, klipi i së cilës është publikuar ditën e djeshme.

Harry Styles na rikthen pas në vitet ’60 me stilin e të veshurit dhe aventurat në plazh ku rrethohet me vajza që e ushqejnë me shalqi.

Në një intervistë të dhënë ditën e kaluar, 26-vjeçari theksoi se klipi i “Watermelon Sugar” është një homazh për prekjen në këtë kohë pandemie ku kjo gjë është e ndaluar dhe duhet të mbajmë distancë sociale nga njëri-tjetri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu