Hargreaves: Nëse Sane dëshiron të jetë më i miri që mund të jetë, pse po largohet nga City i Guardiolas?

0
Gjigandi

Owen Hargreaves ka dhënë disa komente interesante mbi Leroy Sane.

Ylli i Manchester City, Sane, vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Bayern Munich.

Lidhur me situatën ka komentuar një ish lojtar i Bayern dhe Man City, Hargreaves, i cili ka shtruar një pyetje interesante.

“Bayern Munich është tërheqje e madhe për secilin lojtar gjerman, kështu që nëse Sane dëshiron të kthehet në shtëpi, ka mundësinë për të luajtur në klubin më të madh gjerman dhe atë do ta kuptoja”, ka thënë Hargreaves.

“Por, të jemi të sinqertë. Zgjuarsia në futboll nuk bëhet më mirë sesa te Man City. Të lësh City dhe futbollin që luhet nën Guardiolan është vendim i vështirë. Ndoshta do të jetë zgjedhje për stilin e jetës. A dëshiron Leroy të jetoj më afër shtëpisë?”, shtoi ish anëtari i Bayern dhe City.

RonaTyra

“Mendoj se Sane dëshiron të jetë më i miri që mund të jetë – dhe nëse ke trajnerin më të mirë në lojë, atëherë…”.

24 vjeçari ishte afër kalimit te Bayern gjatë verës së kaluar, por një dëmtim në ligamente bllokoi gjithçka. Thuhet se ai mund të kompletojë transferimin e tij gjatë kësaj vere.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu