Hamilton prek zemrat e të gjithëve me gjestin ndaj 5-vjeçarit që vuan nga kanceri

47

Pesë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, ka miliona fansa në mbarë botën.

Një prej tyre është edhe 5-vjeçari Harry Shaw, i cili vuan nga kanceri.

Për t’ia lehtësuar sadopak dhimbjen, britaniku e ka surprizuar vogëlushin, duke i dhuruar një makinë të Mercedes dhe një kupë.

Vogëlushi përpara garës i shkroi një letër kampionit të botës.

Vogëlushi shkroi:

Përshëndetje Lewis Hamilton. Të uroj ta fitosh garën e Spanjës dhe faleminderit për të gjitha dhuratat. Me shumë dashuri nga Harry. Mirupafshim.

Me të marrë në dorë letrën, Hamilton i ktheu përgjigje vogëlushit.

Britaniku i Mercedes shkroi:

Harry, ti nuk e di se sa shumë do të thotë për mua ky mesazh mik. Faleminderit shumë, ti je inspirimi im për sot. Do të përpiqem të të bëj krenar. Ti je një djalë i fortë. Do të doja të isha i fortë sa ty. Do të doja t’i tregoja botës së sa i fortë je ti në mënyrë që të gjithë të dërgojnë urimet dhe lutjet e tyre në këtë periudhë të vështirë për ty. Me dashuri për Harryn. Zoti të bekoftë. Miku yt Lewis.

Pas garës Hamilton ia dedikoi fitoren vogëlushit, i cili është kthyer në shtëpi, për të kaluar ditët e fundit. Hamilton ndër të tjera e quajti vogëlushin si ëngjëllin e tij shpirtëror.

Ai gjithashtu vendosi ta surprizonte vogëlushin duke i dërguar makinën e tij Mercedes, në shtëpinë e tij në Redhill, Surrey, së bashku me kupën e Çmimit të Madh të Spanjës.

Prindërit e 5-vjeçarit mbetën të mahnitur nga gjesti i Hamilton dhe nuk gjenin fjalë për të falenderuar.

Ata u shprehën se Hamilton solli buzëqeshje në jetën e vogëlushit, tashmë që ka pak aryse për të qenë i lumtur.

You might also like
Comments