“Halli i Ramës nuk është hapja e listave”, Basha: I tmerrohet koalicionit parazgjedhor

0
Gjigandi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Rama është i tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme. Ai ka thënë se shqetësimi i Ramës nuk është sistemi zgjedhor dhe listat e hapura apo të mbyllura, por janë koalicionet partiake.

Lulzim Basha u shpreh sot se Edi Rama nxori zbuluar se halli i tij është frika nga koalicioni opozitar parazgjedhor, prandaj kërkon t’i ndalojë.
“Rama ka vetëm një tmerr, koalicionin opozitar dhe zgjedhjet përball këtij koalicioni opozitar. Frika e Ramës nga zgjedhjet e ardhshme është motivi i gjithçkaje ka ndodhur së fundi. Diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura, por për koalicionet parazgjedhore. Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës. Sot ranë edhe dorezat, edhe maskat. Ranë dorezat, sepse shqiptarët besoj e kanë të qartë që Rama ka vetëm një shqetësim, tmerr e frikë, koalicionin opozitar dhe zgjedhjet me këtë përballë. Maska ra, sepse deri tani ishte vënë si shkak apo alibi një grup njerëzish që nuk përfaqësojnë asnjë nga partitë politike të opozitës, njerëz që nënshkruan heqjen e mandatit dhe më pas u blenë si gjë e gjallë, me para të thata në dorë, me premtimin se do iu nxjerrin njerëz nga burgu, etj, etj. Ata ishin mall i blerë nga Edi Rama, që u përdor si mish për top”, tha Basha.
“Heqim koalicionet dhe ti kryeministër unë president kështu e sheh Rama politikën. Kryeministri në ikje nuk e prek dot kushtetutën me 122 deputetë, që nuk përfaqësojnë dot askënd veç se paratë e Taulant Ballës që i bleu. Ndaj dua t’ju them sot se PD nuk e ka përjashtuar kurrë diskutimin. Ne e kemi bërë qartë për një parlament me dy dhoma, që një kryeministër i ardhshëm të mos i ngjaj as hijes së Ramës. Jemi të vendosur që një diskutim ta bëjmë. Vendimmarrja i takon shqiptarëve me referendum. Nëse duan një Kombëtar proporcional, lista të hapura apo të mbyllura. Vendimi i takon shqiptarëve dhe jo një njeriu të tmerrua.” tha Basha.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu