Hakerat sulmojnë studion ligjore, nga Lady Gaga te Robert de Niro, yjet nën shantazh

0
Gjigandi

Hakerat kanë sulmuar një studio ligjore në New York të specializuar në media dhe botën e spektaklit, që ka si klientë personazhe të famshëm si Lady Gaga, Robert De Niro, Bruce Springsteen, Madonna, Nicki Minaj, Mary J. Blige, Drake, Christina Aguilera dhe Mariah Carey.

Piratët e informatikës kanë goditur Grubman Shire Meiselas & Sacks dhe kanë bërë të ditur se zotërojnë më shumë se 750 giga të dhëna dhe dokumente delikate.

Hakerat duket se i kanë postuar provat e vjedhjes së tyre në një forum në dark web një screenshot të një kontrate të turit “Madame X” të 2019-2020 të Madonna-s.

“Konfirmojmë se jemi viktima të një sulmi kibernetik”, ka thënë për Rolling Stone USA një përfaqësues i Grubman Shire Meiselas & Sacks, studioja legjore në fjalë.

“Kemi lajmëruar klientët tanë dhe stafin tonë. Kemi marrë ekspertë ndërkombëtarë të specializuar në situata të tilla dhe po punojnë pa psuhim për ta zgjidhur problemin”.

RonaTyra

Mes të dhënave të vjedhura janë numra telefonësh, adresa e-mail, korrespondencë personale, kontrata dhe marrëveshje personale. Analisti e Emsisoft, Brett Callow, ka deklaruar për Variety se informacionet e publikuara si prova në dark ëeb mund të konsiderohen një “paralajmërim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu