Guvernatori, pro amnistisë/ Sejko raporton në Kuvend, deputetët të shqetësuar për mikrokreditë

0
Guvernatori, pro amnistisë/ Sejko raporton në Kuvend, deputetët të shqetësuar për mikrokreditë
Gjigandi

Aminstia fiskale nëse zbatohet siç duhet, mund të ulë nivelin e informalitetit.

Kështu deklaroi sot guverantori Gent Sejko në Komisionin e Ekonomisë gjatë raportimit vjetor, teksa deputetë tw kërkuan mendim për nismën e re të qeverisë për të cilën nuk ka ende një draft zyrtar. Ai evidentoi edhe risqet që vijnë nga kjo amnisti.

“Amnistia fiskale do të ndikonte në formalizimin e ekonomisë pasi do rritej numri llogarive bankare dhe I deklarimeve të fondeve financiare. Do ndikonte dhe në rritjen e të ardhurave në buxhet. Por ka dy rreziqe kryesore, është shmangia e kriminalitetit dhe  korrupsionit në këtë deklarim dhe duhet shmangur koncepti së do të ketë përsëritje amnistie”

, u shpreh Sejko.

Veç thirrjes për më shumë përpjekje për luftën ndaj pastrimit të parave, deputetët e komisionit ngritën shqetësime të mëdha veçanërisht për institucionet e mikrokredisë dhe i kërkuan bankës më shumë kontroll ndaj tyre për të ndalur abuzimet.

RonaTyra

“Ka njerëz, qytetarë që shkojnë falen tek ata nuk shikojnë më fare nga sytë se çfarë nënshkruajnë. Boll të marrin lekët dhe këta njerëz po humbasin gjithçka, po krijon një problem social. Unë do isha të mos ekzistonin fare”,

u shpreh Vullnet Sina.

“Është çmenduri, për 7 minuta merr një kredi thotë ajo. Ka qenë 5 e kanë bërë 7. Kredinë e parë e ke falas thotë ajo. Kështu vazhdon dhe është një lloj propaganda e neveritshme që nuk thotë të vërtetën”,

tha Braçe.

“Interesat janë më të larta se bankat. Por sa? Jo pa fund, ndaj ne hartuam një rregullore për ti kufizuar, I futëm në mesataren e bankave dhe të mos abuzojnë”

, tha Sejko.

Ndërsa lidhur me pasojat e luftës që kanë sjellë rritje të fortë të çmimeve, Sejko tha deklaroi në komision se qeveria duhet të vazhdojë të mbështesë shtresat më në nevojë pasi pasojat do të jenë afatgjata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu