Guardiola tregon se kush është mesfushori më i mirë në botë

0
Gjigandi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka vlerësuar lartë mesfushorin e skuadrës së tij, Kevin De Bruynen, duke e cilësuar si më të mirin në botë.

Kevin De Bruyne po vazhdon me formën e lartë te Manchester City, duke qenë një nga futbollistët kryesor te skuadra angleze.

“Kevin është shumë i mirë. Ai ka diçka unike. Ai lëviz shumë mirë në fushë dhe e sheh lojën mirë.  Kevin ka karakter, ai shënoi 4 penallti radhazi, pasi ne nuk mundëm të shënonim nga ajo pozitë për një kohë të gjatë. De Bruyne është mesfushori më i mirë në botë tani, por ai mund të bëhet edhe më i mirë dhe e di se si ta bëjë atë” – ka deklaruar Guardiola.

Ndryshe, reprezentuesi belg është pjesë e Manchester City që nga viti 2015 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 2023.

De Bruyne gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 13 gola dhe 20 asistime. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu