Gruaja e Dzekos pozon me të gjithë fëmijët pas ribashkimit me vajzën nga martesa tjetër

0
Gruaja e Dzekos pozon me të gjithë fëmijët pas ribashkimit me vajzën nga martesa tjetër
Gjigandi

Bashkëshortja e Edin Dzekos, Amra Silajdzic, është gëzuar pa masë me shkuarjen në Milano të vajzës së saj nga Los Angelesi.

Sofia Vicentijevic është vajza e modeles boshnjake nga martesa e saj e parë dhe për shkak të studimeve ka një kohë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tani ka shkuar për të vizituar familjen në Itali.

Amra shpesh në rrjetet sociale shpërndan atmosferën nga shtëpia me më të dashurit dhe këtë herë ka postuar një fotografi ku shfaqet me katër fëmijët e saj.

“Shtëpia plot, zemra plot. Të gjithë fëmijët e nënës janë këtu”, ka shkruar bukuroshja në Instagram.

Në muajin shkurt, 37-vjeçarja e kishte vizituar vajzën e saj dhe ishte takuar me miqtë që i kishte bërë gjatë kohës sa ka jetuar në Kaliforni.

RonaTyra

Megjithatë, ajo e zëvendësoi Los Angelesin me Romën kur u martua me kapitenin e Bosnje e Hercegovinës dhe më pas u zhvendosën në Milano, pasi sulmuesi luan për Interin.

Modelja e njohur është nënë e katër fëmijëve, tre prej tyre i ka nga martesa me Dzekon dhe një nga martesa e mëparshme. /

abc24.al

/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu