Grindet me prindërit, 12-vjeçarja shqiptare zhduket prej dy ditësh

0
847

Një 12-vjeçare shqiptare është larguar nga banesa e saj, ndërsa prindërit kanë dhënë alarmin në polici. Ngjarja ka ndodhur në provincën Sant’Anna, në Rovigo të Italisë. Bëhet fjalë për 12-vjeçaren, Giliana Hoxha.

Të hënën në mbrëmje ajo së bashku me nënë po ktheheshin për në shtëpi. Sipas dëshmisë së nënë, 12-vjeçarja i kishte thënë të ecte përpara dhe se ajo do të shkonte disa minuta më vonë.

Po pas pak kohësh, pasi prindërit panë që vajza nuk ishte kthyer ata dolën në rrugë por nuk gjetën asnjë gjurmë. Prindërit kanë bërë denoncim në polici dhe autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet.

vajza-2-1
Gazeta italiane “Il Mattino Padova” shkruan se gjithçka mund të ketë lindur, pasi 12-vjeçarja ka pasur një grindje me prindërit. Shkaku i grindjes thuhet se ka qenë orari i vonë që vajza kthehej në banesë.

Babai i saj, Gëzimi, është me origjinë shqiptare, me shtetësi të dyfishtë dhe banon në Itali prej gati dy dekadash./Abc24.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here