Greqia nuk i hap kufijtë me Shqipërinë, të paktën deri më 31 korrik

0
Gjigandi

Greqia vendosi sërish shtyrjen e hapjes së kufijve tokësorë dhe detare me Shqipërinë deri më datë 31 korrik. Kjo për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus në vendin tonë.

Gjithashtu vendi fqinj vendosi kufizim edhe për fluturimet por la të hapur vetëm aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos” deri në një vendim të dytë më 31 korrik. Ky është vendimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil ditën e sotme ku e njëjta gjë do të jetë edhe për Maqedoninë e Veriut.

Ndalimi i hyrjes nuk është i vlefshëm për: a) Qytetarët grekë, poseduesit e Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe për persona që kanë vendbanimin kryesor ose vendbanimin e zakonshëm në Greqi, b) kalimin e kamionëve që transportojnë mallra, c) transportin e mallrave me anije, d) hyrjen e personave, nëpërmjet kufijve tokësorë, për arsye absolutisht të domosdoshme profesionale, që këta persona i vërtetojnë me dokumentet përkatëse. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu