Greqia dhe Arabia Saudite synojnë vendosjen e kabllos optike me të cilën do lidhet Evropa me Azinë

0
Greqia dhe Arabia Saudite synojnë vendosjen e kabllos optike me të cilën do lidhet Evropa me Azinë
Gjigandi

Greqia dhe Arabia Saudite gjatë ditës së martë u dakorduan që të bëjnë një investim të përbashkët për shtrirjen e kabllos me fibra optike, me të cilën synojnë lidhjen e Evropës me Azinë, deklaroi një burim nga Greqia.

“Korridori i të dhënave nga Lindja në Mesdhe” një kabllo e të dhënave e cila do shtrihet nën det dhe tokë nga MENA HUB, kompani kjo nën pronësinë e kompanisë STC nga Arabia Saudite dhe kompanisë së telekomunikimit TTSA nga Greqia.

Ndërmarrja greke e elektrikes (KPE) dhe operatori telefonik nga Qipro CYTA, gjithashtu do jenë pjesë e aksionarëve të këtij projekti, por që një diplomat grek në kushte anonimiteti tha se janë vetëm duke pritur miratimet e këtyre korporatave.

Marrëveshja përfundimtare pritet që të arrihet deri në muajin korrik, ndërsa projekti pritet që të fillojë gjatë vjeshtës së këtij viti e të përfundojë deri në fund të vitit 2025, shtoi diplomati.

Një burim tjetër i afërt tha se kablloja e cila do të lidh përdoruesit nga Italia deri në Singapor, do kushtojë rreth 800 milionë euro.

RonaTyra

Qeveria konservatore e Greqisë e ka vendosur transformimin digjital në krye të listës së prioriteteve të saj prej se e morën pushtetin  në vitin 2019, një vit pasi që vendi doli nga kriza më e madhe ekonomike në historinë e Greqisë. /

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu