Granit Xhaka befasohet në shtëpi nga bashkëshortja pasi zhvilloi ndeshjen e 100-të me Zvicrën

0
Granit Xhaka befasohet në shtëpi nga bashkëshortja pasi zhvilloi ndeshjen e 100-të me Zvicrën
Gjigandi

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, të martën (29 mars) ka zhvilluar ndeshjen e 100-të me Zvicrën.

Kjo madje ishte edhe më e veçantë pasi luajti kundrejt vendit të prindërve të tij, Kosovës.

Pas kësaj, ai u befasua në shtëpi nga bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj, në bazë të disa imazheve që ka shpërndarë në rrjete sociale.

Leonita Lekaj (Foto: Instagram)

RonaTyra

Fotografitë në fjalë shfaqin fëmijët e tyre, vajzat duke pozuar me fanella të Zvicrës dhe në prapavijë ishte numri “100 dhe GX”.

“Të gjitha për babanë”, thuhej në njërën nga fotot që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Leonita Lekaj (Foto: Instagram)

Graniti dhe Leonita ndërkaq janë të martuar prej shumë vitesh dhe kanë bashkë dy fëmijë.

Leonita gjithashtu është një përkrahëse e madhe e Xhakës, pasi është parë e fotografuar shpesh në ndeshjet që ka zhvilluar.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu