Grabiti disa banesa dhe një makinë në Kosovë, arrestohet efektivja e policisë shqiptare

0
Grabiti disa banesa dhe një makinë në Kosovë, arrestohet efektivja e policisë shqiptare
Gjigandi

Një efektive e Forcave të Lëvizshme Operacionale të Policisë së Shtetit në Shqipëri është vënë në pranga pas informacioneve të autoriteteve kosovare se ka grabitur disa banesa dhe një makinë në shtetin fqinj.

Së bashku me një tjetër shtetas, efektivja e identifikuar me inicialet V.D., është nisur nga Tirana për në Kosovë me një makinë me qira.

Pas grabitjeve të kryera, targat e makinës me qira i kanë vendosur në makinën e grabitur dhe kanë kaluar kështu kufirin.

Nuk dihet ende se çfarë është grabitur dhe sa është dëmi i shkaktuar.

Burime thanë se efektivja është ndaluar në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është duke kryer hetime të tjera për këtë rast duke marrë dëshmi dhe verifikuar targat e makinës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu