“Goditet” shtëpia e barit në Lezhë! Policia aksion në banesë, vë në pranga 47-vjeçarin

0
“Goditet” shtëpia e barit në Lezhë! Policia aksion në banesë, vë në pranga 47-vjeçarin
Gjigandi

Një aksion policor është regjistruar në Kurbin të Lezhës ku një 47-vjeçar e kishte kthyer banesën e tij në një “shtëpi bari”. Forcat policore nëpërmjet operacionit “Heat”, mundësuan mësymjen në banesën e autorit me iniciale L.N., banues në fshatin Shpërdhet.

Nga ky operacion, janë sekuestruar pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave ndërsa autori është vënë në pranga. Gjatë kontrollit, në banesën e 47-vjeçarit janë  konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në ambientet e brendshme të banesës, u evidentua një dhomë, brenda së cilës kishte instalime elektrike me llamba, aspiratorë dhe tubacione uji, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin

RonaTyra

Finalizohet operacioni policor i koduar “Heat”, gjatë të cilit u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e  bimëve narkotike, me anë të llambave.

Operacioni, nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe punonjësit e OSHEE-së.

Vihet në pranga pronari i banesës.

Sekuestrohen pajisje elektrike që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë dhe të OSHEE-së, është konstatuar se pronari i banesës kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe me punonjësit e OSHEE-së, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si dhe për evidentimin e rasteve të abuzimit me lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, bazuar në informacionet policore, kanë ushtruar kontroll në një banesë në fshatin Shpërdhet, Njësia Administrative Mamurras, rrethi Kurbin.

Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit L. N. është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Në ambientet e brendshme të banesës, u evidentua një dhomë, brenda së cilës kishte instalime elektrike me llamba, aspiratorë dhe tubacione uji, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. N., 47 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisje elektrike dhe hidraulike që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu