Godita brrylin, Albin Kurti tregon se si i ndodhi aksidenti ne Tirane – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, sonte ka folur për herë të parë pas aksidentit në Shqipëri. Që në nisje të intervistës, gazetari Peka e ka pyetur Kurtin në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Kurti ka treguar edhe rrethanat, ndërsa është shprehur se ka lënduar vetëm brrylin. ‘Ishim duke udhëtuar për në Tiranë për të festuar fitoren. Para nesh kishim një makinë policie, e cila goditi një makinë tjetër. Ne goditën makinën e policisë dhe makina pas nesh na goditi. Gjithsesi nuk pësuam lëndime. Unë kam dëmtuar vetëm pak brrylin, por duke qenë se unë nuk jam njeri i brrylave kjo nuk është problem’, është shprehur Kurti në ‘Çim Peka Live’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu