Gjyshi 49-vjeçar, fotoja e Zidane bën xhiron e botës. Luis Figo i bën urimin special

0
Gjyshi 49-vjeçar, fotoja e Zidane bën xhiron e botës. Luis Figo i bën urimin special
Gjigandi

Enzo Zidane dhe e fejuara e tij Karen Gonçalves u bënë prindër të vajzës së tyre të parë, të cilën e kanë quajtur Sia. Djali i madh i Zinedine Zidane, i cili është 27 vjeç dhe këtë sezon ka luajtur për skuadrën franceze Rodez Aveyron Football në Ligue 2, nuk ka ngurruar të ndajë imazhe të Sia-s së vogël në rrjetet e tij sociale.

“Mirë se erdhe Sia jonë, princesha jonë”, – ka shkruar Enzo Zidane në Instagram. Së fundi, një foto e Zinedine Zidane me mbesën e tij të parë, Sia, në krahë është bërë tejet “virale” në rrjetete sociale.

Në postimin e e ndarë me më shumë se 1.3 milionë ndjekësit e tij, Enzo Zidane ka publikuar imazhin emocionues të prindërve, ose gjyshërve të vajzës, Zinedine dhe Véronique, me Sia-n në krahë.

“Urime gjyshërve”, – ka komentuar Luis Figo në Instagram, duke uruar Zinedine Zidane, i cili është 49 vjeç (mbush 50 vjeç më 23 qershor). Pra, ish-futbollisti dhe trajneri i Real Madridit është bërë gjysh mjaft i ri, duke vendosur një “rekord” edhe në këtë drejtim, si dikur në fushat e blerta.

Edhe futbollisti i njohur francez Franck Ribery e ka uruar Enzo për të bërit baba. Pas lindjes së Sia, çifti do të mund të rifillojë planet e tyre fillestare për të kaluar në altar. Dasma u desh të shtyhej për shkak të kufizimeve shëndetësore të pandemisë dhe më vonë për shkak të shtatzënisë. Çifti ka katër vite që ndajnë jetën bashkë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu