Gjyqi i “Madamës” së Epstein/ Aristokratja trafikante në lot kur i mohohet liria me kusht

0
Gjigandi

Aristokratja britaniko-hebreje Ghislaine Maxwell nisi të qajë kur gjykatësi vendosi se duhet të qëndrojë në burg deri në nisjen e gjyqit verën e ardhshme, me akuzat si tutorja e skllaveve minorene të seksit të financierit famëkeq Jeffrey Epstein.

58-vjeçarja u paraqit në gjyq në lidhje video teksa mbante veshjen kafe të burgut, ndërsa flokët zakonisht të shkurtra i kishte të gjata të mbledhura top.
Gjykatësja amerikane Alison Nathan mohoi propozimin e Maxwell për garancinë $5 milionë të nënshkruar nga motrat e saj, të mbështetur gjithashtu nga rreth $3.75 milionë në prona të patundshme në Britani.
Gjykatësja vendosi se aristokratja britanike përbënte rrezik të konsiderueshëm për arratisje duke cituar për këtë “lidhjet e saj të shumta ndërkombëtare” dhe “burimet e jashtëzakonshme financiare”, para se të caktonte datën e gjyqit në 12 korrik 2021.
Maxwell akuzohet për joshjen e vajzave minorene deri në 14 vjeçare për t’u abuzuar nga Epstein në periudhën 1994 deri në 1997, kur dhe ajo vetë ishte e dashura e tij.
Nëse shpallet fajtore ajo përballet me 35 vjet burg, pasi prokurorët bindën gjykatësen se lidhjet e shumta të të akuzuarës dhe pasuria prej më shumë se 10 milionë dollarë i jepnin motivim madhor për t’u arratisur.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu